Rama publikon pamjet nga rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare në Tiranë: Hapësirë moderne dhe dinjitoze për arsimimin e rreth 500 fëmijëve

Aktualitet | 7 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social Facebook pamje nga punimet për transformimin e shkollës 9-vjeçare “Kolë Jakova” në Tirana.

Në postimin e tij, kreu i qeverisë shkruan se shkolla po transformohet për t’u kthyer në një hapësirë moderne dhe dinjitoze për arsimimin e rreth 500 fëmijëve.

“MIRËMËNGJES  dhe me shkollën 9-vjeçare ‘Kolë Jakova’ në Tiranë, që po transformohet për t’u kthyer në një hapësirë moderne dhe dinjitoze për arsimimin e rreth 500 fëmijëve, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.

Projekti është pjesë e investimeve në infrastrukturën arsimore në kryeqytet, që synojnë përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe mësuesit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme