U zgjodh një ditë më parë, lideri i ri suprem i Iranit Mojtaba Khamenei raportohet se është plagosur gjatë luftës

Televizioni shtetëror i Iranit konfirmoi se lideri i ri suprem i vendit, Mojtaba Khamenei, është plagosur gjatë luftës.
Sipas raportimeve të Times of Israel, gjatë transmetimit të lajmit për marrjen e detyrës nga Khamenei, prezantuesit përdorën termin “janbaz”, një fjalë që përdoret për “ata që janë plagosur nga armiku”.
Mediat shtetërore iraniane bëjnë me dije se plagosja ndodhi gjatë asaj që ata e quajnë “Lufta e Ramazanit”, por televizioni shtetëror nuk dha detaje për rrethanat ose seriozitetin e plagës.
Mojtaba Khamenei nuk ka dalë në publik që nga fillimi i luftës dhe njoftimi për emërimin e tij si lider i ri suprem u bë gjatë natës nga mediat shtetërore.
Megjithatë, sipas raportimeve të Sky News, nuk është e qartë nëse plagosja i referohet luftës aktuale, pasi disa analistë sugjerojnë se plagët mund të jenë të marrë gjatë shërbimit të tij në luftën Iran-Irak në vitet 1980.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




