Inflacioni rritet me 2.5 % në muajin shkurt, ekspertët parashikojnë rritje të mëtejshme të çmimeve
Norma e inflacionit në vend vijon të shënojë rritje gjatë vitit 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, inflacioni i matur me Indeksin e Çmimeve të Konsumit në muajin shkurt 2026 arriti në 2.5 %, nga 1.9 %që ishte në shkurt të vitit 2025. Sipas ekspertit ekonomik Igli Tola, trendi i rritjes së çmimeve pritet të vijojë edhe në muajt në vijim.
“Trendi i rritjes në mënyrë progresive të inflacionit përmes indeksit të shportës konsumatore tregon një rritje në mënyrë të vijueshme”, u shpreh eksperti Tola.
Rritja vjetore e çmimeve është ndikuar kryesisht nga grupi “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera”, i cili u rrit me 5.3 për qind. Pas tij renditen “Sigurime dhe shërbime financiare” me 4.3 përqindje “Argëtim, sport dhe kulturë” me 4.2 për qind.
“Këto tendenca të rritjes së inflacionit në muaj që vijojnë nga marsi e tutje mendoj që do të ketë një rritje të konsiderueshme dhe mund të kaloj dhe mesataren prej 3% të shpallur nga Banka e Shqipërisë”, tha ai.
Krahasuar me janarin 2026, rritja më e madhe mujore është regjistruar te grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0.9 për qind.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




