Pas shoqërimit të tre personave në polici, përplasen familjarët e tyre, 3 të plagosur në Bulqizë. Shpallen në kërkim 2 autorët
Një konflikt mes disa personash ka çuar në plagosjen e tre prej tyre. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në Bulqizë, ndërsa policia është vënë në ndjekje të dy autorëve të dyshuar.
Mbrëmjen e 10 marsit, rreth orës 20:30, pas një konflikti të çastit janë përfshirë në përplasje fizike shtetasit me iniciale Q. B., A. T. dhe D. H.. Të tre janë shoqëruar menjëherë nga shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Bulqizë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Rreth orës 21:00, në ambientet e jashtme të një lokali, janë mbledhur familjarë të personave të shoqëruar në komisariat. Në këtë moment situata është tensionuar sërish, duke degraduar në një tjetër konflikt fizik mes shtetasve J. C. dhe Y. Sh. nga njëra anë dhe R. D., A. K. dhe R. T. nga ana tjetër.
Si pasojë e përplasjes, tre shtetasit R. D., A. K. dhe R. T. kanë mbetur të plagosur, dyshohet me mjete prerëse. Ata janë transportuar fillimisht për ndihmë mjekësore dhe më pas janë dërguar drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.
“Bulqizë / Informacion paraprak
Më datë 10.03.2026, rreth orës 20:30, në qytetin e Bulqizës, dyshohet se, pas një konflikti të çastit, janë konfliktuar fizikisht shtetasit Q. B., A. T. dhe D. H., të cilët janë shoqëruar menjëherë nga shërbimet e Policisë në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Rreth orës 21:00, në ambientet e jashtme të një lokali, janë mbledhur familjarët e shtetasve të shoqëruar në komisariat, ku shtetasit J. C. dhe Y. Sh. janë konfliktuar fizikisht me shtetasit R. D., A. K. dhe R. T.
Si pasojë e këtij konflikti kanë mbetur të dëmtuar, dyshohet me mjete prerëse, shtetasit R. D., A. K. dhe R. T., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën, me qëllim kapjen e dy autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasve J. C. dhe Y. Sh.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



