Vendosi eksploziv në një makinë në një lavazh në Bulqizë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

Aktualitet | 7 muaj më parë

Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vendosje eksplozivi në një automjet në Bulqizë është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipëria.

Operacioni për ekstradimin u finalizua nga Interpol Tirana, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”. I ekstraduari është shtetasi me inicialet R.I., 48 vjeç.

Sipas autoriteteve, ai kërkohej ndërkombëtarisht pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, me pasoja të rënda materiale.

Hetimet tregojnë se mbrëmjen e 29 qershorit 2018, 48-vjeçari dyshohet se vendosi eksploziv në një automjet tip “Audi”, në pronësi të shtetasit F.T. dhe në përdorim të shtetasit T.T., pronar i një lavazhi ku ndodhi shpërthimi në Bulqizë.

Nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar, por u shkaktuan vetëm dëme materiale.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme