Kryeinspektori Dashnor Sula nis dëgjesa të rregullta me qytetarët për rritjen e transparencës

Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, në kuadër të rritjes së transparencës institucionale dhe forcimit të komunikimit të drejtpërdrejtë me publikun, do të zhvillojë takime publike të rregullta me qytetarët.
Inspektorati i Përgjithshëm, njoftoi se këto takime do të mbahen çdo të martë dhe çdo të enjte, në ambientet e Inspektorati i Përgjithshëm, nga ora 09:00 deri në 11:00.
Në njoftim, thuhet se “gjatë këtyre takimeve, qytetarët do të kenë mundësi të paraqesin shqetësimet, ankesat apo sugjerimet e tyre që lidhen me veprimtarinë e inspektorateve dhe me funksionimin e sistemit të inspektimeve në vend”.
Sipas Inspektoratit të Përgjithshëm, kjo nismë synon të forcojë dialogun institucional me qytetarët dhe të garantojë një administratë më të hapur, më të përgjegjshme dhe më pranë publikut.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




