Pensionet e reja, ISSH miraton koeficientët e indeksimit mbi bazën

Sociale | 7 muaj më parë

Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), nën drejtimin e ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, njëkohësisht kryetare e Këshillit, ka miratuar vendimin që përcakton koeficientët e indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2024 për efekt të llogaritjes së pensioneve.

Vendimi pritet të prekë të gjithë qytetarët që do të përfitojnë të drejtën e pensionit pas datës 1 janar 2026.

Ky projektvendim, i cili do të kalojë për miratim edhe në Këshillin e Ministrave, krijon mundësinë e rivlerësimit të pagës mesatare mbi të cilën kalkulohet shuma mujore fillestare e pensionit.

Synimi është që pensionet e reja të jenë në përputhje me kontributet e derdhura dhe të garantojnë një trajtim të drejtë për të gjithë aplikantët.

Sipas ISSH, koeficienti i indeksimit i propozuar do të ndikojë në rritjen e bazës së vlerësuar për rreth 40 mijë persona që do të aplikojnë për pensione të reja nga janari i vitit 2026.

“Koeficienti i indeksimit i propozuar në këtë vendim, do të ndikojë në rritjen e bazës së vlerësuar për rreth 40 mijë persona që do të aplikojnë për pensione të reja nga janari i vitit 2026, duke bërë të mundur që pensionet e tyre të jenë të harmonizuara me kontributet e derdhura,” – bën të ditur ISSH.

ISSH thekson se mbetet i angazhuar për realizimin e objektivave dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore, duke garantuar mbarëvajtjen e shërbimeve ndaj qytetarëve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme