Kapet në Rinas italiani i dënuar për mashtrim, i shkaktoi Francës 2.5 milionë euro dëm

Aktualitet | 7 muaj më parë

Një shtetas italian është arrestuar në Rinas gjatë tentativës për të hyrë në Shqipëri, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e Francës.

Në pranga ka rënë shtetasi italian V.C., 61 vjeç. Sipas verifikimeve, Gjykata e Parisit e ka dënuar atë në vitin 2024 me 2 vjet burg për mashtrim të kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal dhe për pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale.

Nga hetimet rezulton se gjatë vitit 2009 ai ishte pjesë e një zinxhiri tregtarësh që kryenin transaksione mes disa kompanive franceze duke shmangur pagesën e TVSh-së. Përmes kësaj skeme dyshohet se i është shkaktuar shtetit francez një dëm prej rreth 2.5 milionë eurosh.

Autoritetet kanë konstatuar gjithashtu se 61-vjeçari ka pastruar fitimet e përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Francë për të finalizuar procedurat për ekstradimin e tij.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme