Ministria e Jashtme: Shqipëria dënon sulmin me raketë balistike të Iranit ndaj Turqisë

Politikë | 7 muaj më parë

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar për sulmin e fundit me raketë balistike të Iranit në hapësirën ajrore të Turqisë.

Ministria thekson se Irani po vijon përshkallëzimin e konfliktit në rajon, duke sulmuar jo vetëm fqinjët e tij në Lindjen e Mesme, por edhe duke vënë në shënjestër Turqinë.

“Republika Islamike e Iranit vijon të përshkallëzojë konfliktin, duke sulmuar jo vetëm fqinjët e saj në Lindjen e Mesme, por edhe duke vënë në shënjestër Turqinë. Edhe një herë, NATO ka dëshmuar aftësinë e saj të jashtëzakonshme dhe reagimin e shpejtë në mbrojtje të Aleatëve dhe të sigurisë së tyre.

Shqipëria dënon fuqimisht sulmin e fundit me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë, një partner strategjik i Shqipërisë dhe Aleat i çmuar në NATO. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Turqinë dhe me të gjithë Aleatët në mbrojtje të territorit, sigurisë dhe unitetit të Aleancës”, thuhet në deklaratë.

Ditën e sotme një tjetër raketë nga Irani është rrëzuar në Turqi. Sipas mediave turke, raketa balistike e lëshuar nga Irani dhe që hyri në hapësirën ajrore turke u neutralizua nga mjetet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun Lindor, duke shënuar kapjen e tretë të raketave iraniane mbi Turqi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme