Aksident në Fier, mbeten të plagosur tre persona
Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën dytësore drejt fshatit Baltëz në Fier.
Aksidenti ndodhi kur një automjet tip “ Audi” me drejtues shtetasin Rrapi Mile është përplasur me automjetin tip” Nissan” kamionçinë me drejtues shtetasin Alban Hebeja.
Si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i kamionçinës dhe dy pasagjerët që ndodheshin në të janë lënduar.
Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier ku po marrin ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje ndodhen policia dhe grupi ekspertët të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave aksidentit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




