“Osmani skenar me opozitën”- Vetëvendosje hedh akuza për presidenten për shpërndarjen e Kuvendit

Kosovë | 7 muaj më parë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni mendon se presidentja Vjosa Osmani është në sinkron të plotë me partitë opozitare duke e quajtur skenar tw mirworganizuar. në një intervistë për KosovaPress, Vetëvendosja ia ka dëshmuar Vjosa Osmanit se nuk i kanë pasur votat për t’ia garantuar edhe një mandat në krye të vendit.

“Partitë opozitare që janë sinkronizuar me presidenten që menjëherë të dalin t’ia mbështesin dekretin, që menjëherë ta bëjnë një interpretim të njëjtë të asaj çka parasheh Gjykata Kushtetuese, unë mendoj që këtu kemi të bëjmë me një, unë nuk do të doja ta quaja, mirëpo duket me një skenar të sinkronizuar mirë se ka duhet të ecet, të krijohet një momentum. Vërehet qartazi se kemi njëfarë sinkronizimi, një skenar të sinkronizuar mes forcave politike opozitare në interpretimin e kushtetutës, madje duke i shtuar edhe tekst përtej asaj çfarë thotë neni 82 në pikën tre, por gjithashtu edhe duke i dhënë një mbështetje shumë të fortë presidentes Vjosa Osmani në deklarimet e saja dhe në frustrimin e saj sa i takon asaj pse Vetëvendosje nuk e paska mbështetur.”

Sipas tij, kryeministri Albin Kurti i ka mbajtur zotimet me Vjosa Osmanin, pasi e ka bërë presidente për mandatin 2021-2026 dhe moskandimi i saj për presidente nuk ka të bëjë me asnjë lloj tradhtie apo komploti.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje e mirëpret masën e përkohshme mbi dekretin e presidentes Vjosa Osmani, por e konsideron të panevojshme pezullimin e punës edhe të Kuvendit. Krahas kësaj, ai thotë se Kushtetuesja duhet të fokusohet më shumë te një vendimmarrje e shpejtë e përmbajtjesore dhe të anashkalojë presionet nga secila palë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme