Durrës – Plagoset me thikë një 26-vjeçar pas një konflikti, në kërkim autori

Një 26-vjeçar është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal i Durrësit, pasi është plagosur me mjet prerës gjatë një konflikti.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, kur shtetasi R. K., rreth 26 vjeç, ka shkuar në spital me plagë në këmbë dhe dëmtime fizike, i cili ndodhet nën kujdesin e tyre dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se i riu është konfliktuar me shtetasin A. N., rreth 35 vjeç, i cili gjatë përplasjes i ka shkaktuar dëmtime fizike dhe e ka plagosur me mjet prerës në këmbë.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar dhe vijon puna për kapjen e tij.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




