Shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës, dyshohet shkëndijë elektrike në motor

Aktualitet | 7 muaj më parë

Një kamion i tonazhit të rëndë është përfshirë nga flakët gjatë lëvizjes në bypass-in e Vlorës, duke u shkrumbuar plotësisht.

Ngjarja ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë dhe ka shpëtuar pa lëndime

Dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti motorik, konkretisht nga një shkëndijë elektrike në pjesën e motorit.

Sipas gazetares të RTSH-se, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe zjarrfikëses, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Megjithatë, ndërhyrja e shpejtë nuk ka arritur të shmangë shkatërrimin e plotë të kamionit.

Policia e Vlorës po punon për dokumentimin e rastit dhe përcaktimin e shkaqeve të sakta të ngjarjes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme