Alergjitë ushqimore tek fëmijët, më shumë kujdes me ushqimet e konservuara dhe frutat e detit

Shëndet | 7 muaj më parë

Alergjitë ushqimore janë ndër problemet që po hasen gjithnjë e më shpesh tek fëmijët e vegjël.

Mjekët alergologë thonë se reagimet alergjike mund të shfaqen që në vitet e para të jetës dhe kërkojnë kujdes të veçantë nga prindërit në përzgjedhjen e ushqimeve për fëmijët. Mjeku Sokol Agolli thotë se disa ushqime kanë më shumë gjasa të shkaktojnë alergji dhe ndër më problematiket renditen ushqimet e konservuara dhe frutat e detit.

“Moshat më të shpejta që japim probleme alergjike ushqimore janë fëmijët sepse tendenca e ushqimeve të konservuara është në këto grup-moshe. Patatinat, pijet me konservant janë ushqime që krijojnë probleme alergjike të lëkurës. Vecc këtyre që ne rekomandojmë që të evitohen, janë dhe ushqimet e freskëta që mund të jenë frutat e thata, qumështi, frutat e detit.”

Agolli shpjegon se simptomat mund të jenë të ndryshme, duke nisur nga skuqje në lëkurë, kruarje, ënjtje apo probleme me frymëmarrjen.

Në raste të tilla, prindërit duhet të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore dhe të shmangin ushqimin që ka shkaktuar reagimin.

Alergologët rekomandojnë që ushqimet e reja të futen gradualisht në dietën e fëmijëve dhe të vëzhgohet reagimi i organizmit.

Gazetare: Geralda Manushi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme