Gonxhja: Trashëgimia kulturore shqiptare tërheq mbi 42 mijë vizitorë në fillim të vitit 2026

Trashëgimia kulturore dhe historike e Shqipërisë po vazhdon të tërheqë një numër gjithnjë e më të madh vizitorësh vendas dhe të huaj.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, deklaroi sot se gjatë dy muajve të parë të vitit 2026 janë regjistruar 42,251 vizitorë në muzetë kombëtarë, parqet arkeologjike, kalatë dhe monumentet e kulturës.
Sipas të dhënave të publikuara, 21,134 vizitorë kanë zgjedhur muzetë kombëtarë, 14,394 parqet arkeologjike dhe 6,723 kalatë e monumentet e kulturës.
Ministri Gonxhja theksoi se tre sitet më të vizituara janë; Parku Arkeologjik Shkodër me 8,587 vizitorë, Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me 8,176 vizitorë, Kalaja e Gjirokastrës me 5,513 vizitorë.
“Trashëgimia jonë kulturore vazhdon të tërheqë gjithnjë e më shumë vizitorë, me 42,251 vizitorë vendas dhe të huaj që kanë zgjedhur të përjetojnë historinë nga afër gjatë dy muajve të parë të vitit 2026. Pjesa më e madhe ka vizituar muzetë kombëtarë, parqet arkeologjike dhe kalatë e monumentet e kulturës.”-përfundon Gonxhja reagimin e tij.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




