Hetimi për tenderat e AKSHI-t, ish-nëndrejtoresha kërkon zëvendësim të masës “arrest shtëpie”

Aktualitet | 7 muaj më parë

Këtë të martë (17 mars), ish-nëndrejtoresha e AKSHI-t, Hava Delibashi kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest shtëpie” në një masë më të butë për shkak se është shtatzënë, në muajin e katërt.

Ish-numri dy i AKSH-it kërkoi edhe informacion për hetimin dy mujor të SPAK që e akuzon atë si pjesë të grupit kriminal që manipulonin tenderët publikë, por Gjykata e Posaçme Antikorrupsion kërkoi të dëgjojë më parë se në ç’fazë  janë prokurorët me hetimet, në mënyrë që të shprehet mbi kërkesën për masën.

Më 5 shkurt, Apeli i GJKKO-së la në fuqi masat për dy zyrtaret e AKSHi-t, 3 biznesmenët dhe zv.drejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili, pas hetimeve për abuzime me tenderët.

Masa “arrest shtëpie” u la në fuqi për ish-drejtoreshën e agjencisë, Mirlinda Karçanaj  bashkë me zëvendësen e saj Hava Delibashi.

Për zv.drejtorin e Policisë së Tiranës mbeti në fuqi masa e pezullimit nga detyra dhe ndalimit për të dalë jashtë vendit, si edhe për 3 biznesmenët Gëzim Hoxha, Andis Papa dhe Rogers Rryta, të cilët akuzohen se “kanë marrë pjesë formalisht në procedura tenderimi, kanë lëshuar fatura tatimore fiktive si dhe kanë realizuar transaksione ndaj kompanive që s’ishin pjesë e procesit të tenderimit”.

Të tre akuzohen për pastrim të parave dhe grup i strukturuar kriminal. Për këtë çështje janë ende në kërkim dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme