Shqipëria shpalli Iranin shtet sponsor të terrorizmit, reagon ministri izraelit: Rezolutë historike, demonstrim i dimensionit të qartë moral në politikën e jashtme të vendit

Rezolutë historike e konsideron Izraeli, shpalljen e Iranit nga Shqipëria shtet sponsor të terrorizmit. Ministri i jashtëm izraelit Gideon Saar ka reaguar me një postim në X pak pas miratimit nga Kuvendi i Shqipërisë me 79 vota pro të projektrezolutës për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit.
Sipas Saar, votimi i kësaj rezolute është një tjetër demonstrim i dimensionit moral në politikën e jashtme të Shqipërisë. Ai theksoi se terrorizmi në të gjitha format e tij përbën një nga kërcënimet më serioze për shoqëritë demokratike, çka ishte dhe thelbi i projektrezolutës së miratuar nga Shqipëria.
“E vlerësoj kryeministrin shqiptar @ediramaal dhe Kuvendit të Shqipërisë për rezolutën historike të miratuar sot, duke e shpallur Republikën Islamike të Iranit një shtet mbështetës të terrorizmit. Sipas fjalëve të rezolutës: Terrorizmi në të gjitha format e tij përbën një nga kërcënimet më serioze për shoqëritë demokratike. Ky është një tjetër demonstrim i dimensionit të qartë moral në politikën e jashtme të Shqipërisë”, shkruan ministri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



