“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, qeveria po punon për të adresuar korrupsionin në gjyqësor

Freedom House ka publikuar raportin “Liria në Botë 2026”, ku vlerëson nivelin e lirive dhe demokracisë në vende të ndryshme, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën.
Sipas raportit, Shqipëria ka bërë progress me 1 pikë krahasuar me një vit më parë, duke u renditur me 69 pikë nga 100, si dhe duke ruajtur një status relativisht të qëndrueshëm në aspektin demokratik. Freedom House thekson se vendi konsiderohet si pjesërisht i lirë, teksa nënvizon se ka një histori zgjedhjesh konkurruese, por vuan nga polarizimi politik dhe dominimi i partive të organizuara rreth figurave kryesore.
Raporti vlerëson se liria fetare dhe ajo e tubimit në përgjithësi respektohen, megjithatë korrupsioni dhe ryshfeti mbeten probleme serioze. Në këtë drejtim, nënvizohet se qeveria shqiptare ka ndërmarrë hapa për të luftuar korrupsionin, veçanërisht në sistemin gjyqësor.

Ndërkohë, edhe Kosova renditet më lart, me 61 pikë nga 100, duke bërë progres me një pikë nga viti 2025. Sipas Freedom House, Kosova organizon zgjedhje të besueshme dhe relativisht të mirëmenaxhuara.
Megjithatë, raporti evidenton se shumë institucione publike në Kosovë vijojnë të përballen me korrupsion. Ndërsa nga ana tjetër, theksohet se ka shenja pozitive, pasi një brez i ri politikanësh po përpiqet të luftojë praktikat korruptive përmes reformave në drejtësi dhe administratë.

Raporti “Liria në Botë 2026” nxjerr në pah sfidat e vazhdueshme që të dy vendet përballen në forcimin e institucioneve demokratike dhe luftën kundër korrupsionit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




