Pas konfliktit të çastit përplasi me automjet çiftin e bashkëshortëve, arrestohet 29-vjeçari nga Fieri

Vihet në pranga një 29-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë.
29-vjeçari dyshohet se më 16 shkurt pas një konflikti për motive të dobëta, ka përplasur me qëllim me automjetin e tij, një 45 vjeçar dhe bashkëshorten e këtij të fundit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
“DVP Fier / Ekzekutohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda një urdhër ndalimi.
I shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, vihet në pranga një 29-vjeçar.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier ekzekutuan urdhrin e ndalimit për shtetasin F. Ç., 29 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas, më datë 26.02.2026, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, ka përplasur me qëllim, me automjetin e tij, shtetasin S. N., 45 vjeç, dhe bashkëshorten e tij, shtetasen E. N. (M)., 35 vjeçe. Të dëmtuarit morën ndihmë mjekësore në spital dhe më pas u larguan për në banesë.
Në vijim të veprimeve proceduriale u ndalua shtetasi F. Ç., 29 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




