Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Politikë | 7 muaj më parë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka vlerësuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë pas vizitës zyrtare në Berlin, duke i cilësuar ato si në nivelin më të lartë historik.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla shkruan se Gjermania mbetet një nga mbështetëset kryesore të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Po ashtu, ai thekson se do të rritet edhe prezenca e kompanive gjermane në Shqipëri.

“Ne i jemi mirënjohës Gjermanisë, e cila renditet e para me mbështetjen e drejtpërdrejtë akorduar Shqipërisë në këto 35 vite. Sot Shqipëria dhe Gjermania kanë nivelin më të lartë historik të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe dhe bashkëveprojnë suksesshëm në kuadër të organizatave ku dy vendet tona aderojnë. Gjermania është mbështetëse kryesore e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Do të vazhdojmë të rrisim prezencën e kompanive gjermane në Shqipëri,” shkruan Balla.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme