Trajtimi mjekësor i fëmijëve, KQZ miraton fletën tip për mbledhjen e nënshkrimeve
financimin shtetëror të trajtimeve shëndetësore të specializuara për fëmijët, brenda ose jashtë vendit, kur ato nuk ofrohen nga sistemi publik i kujdesit shëndetësor”.
Në kuadër të këtij miratimi ky institucion ka nxjerrë edhe formularin i cili do të duhet të plotësohet nga të paktën 20 mijë qytetarë, në mënyrë që kjo nismë të shkojë në Kuvend.
“Është një moment shumë i rëndësishëm sepse kjo nismë qytetare e cila ka në bazën e vet një interes të jashtëzakonshëm publik që lidhet me krijimin e mundësive dhe përmirësimin e kuadrit ligjor aktual. Sa i takon trajtimit të fëmijëve duke filluar 0-18 vjeç kalimi për kurim jashtë Shqipërisë të kryhet pa asnjë lloj vonese dhe procedura të rënduara burokratike. Po bëhemi gati për procedurat për mbledhjen e firmave”, u shpreh Leonard Olli, Anëtar i grupit nismëtar.
Procedura për mbledhjen e nënshkrimeve të zgjedhësve duhet të realizohet brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
Gazetare Kostanca Koçi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





