Balla mbledh Asamblenë e PS në Kavajë: Molotovët e Sali Berishës duan të godasin ekonominë turistike

Politikë | 7 muaj më parë

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla zhvilloi sot mbledhjen e Asamblesë së Zgjeruar të PS Kavajë, duke nisur zyrtarisht procesin e forcimit të strukturave organizative në këtë bashki për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Përmes një postim në rrjetet sociale, Balla nënvizoi se në vitin 2025 Shqipëria shënoi rekordin historik të turistëve të huaj ku Kavaja me bregdetin e saj po merr vendin që i takon si destinacion i lakmuar turistik.

“Ndërsa Shqipëria shënoi në vitin 2025 rekordin historik të turistëve të huaj, Kavaja me bregdetin e saj merr një vend të rëndësishëm si destinacion i lakmuar turistik. Kjo rritje e paimagjinueshme ka çuar në rritjen e bizneseve të zonës dhe të të ardhurave për banorët dhe Bashkinë”, shkruan Balla.

Nga ana tjetër, Balla akuzoi opozitën për dëmtim të imazhit të Shqipërisë “duke goditur me molotovë ekonominë turistike”.

“Molotovët e Sali Berishës duan të godasin pikërisht ekonominë turistike, me shpresën e këtij të plaku të rrjedhur se duke dëmtuar turizmin dhe imazhin e Shqipërisë, shqiptarët do t’i japin atij votën në Zgjedhjet e vitit 2029”, shprehet Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Kavajë, filluam sot me Asamblenë e PS procesin e forcimit të strukturave tona në këtë bashki. Ndërsa Shqipëria shënoi në vitin 2025 rekordin historik të turistëve të huaj, Kavaja me bregdetin e saj merr një vend të rëndësishëm si destinacion i lakmuar turistik. Kjo rritje e paimagjinueshme ka çuar në rritjen e bizneseve të zonës dhe të të ardhurave për banorët dhe Bashkinë. Molotovët e Sali Berishës duan të godasin pikërisht ekonominë turistike, me shpresën e këtij të plaku të rrjedhur se duke dëmtuar turizmin dhe imazhin e Shqipërisë, shqiptarët do t’i japin atij votën në Zgjedhjet e vitit 2029.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme