Berisha: Të vendosur për kryengritje paqësore. Ne nuk marrim pushtet me dhunë

Politikë | 7 muaj më parë

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka përsëritur thirrjen e tij për “kryengritje paqësore” kundër qeverisë, një ditë pas protestës së zhvilluar në Tiranë, k u hodhën molotovë në drejtim të institucioneve kryesore në vend.

Në fjalën e mbajtur gjatë “Foltores”, Berisha e cilësoi regjimin aktual si të paligjshëm dhe pa legjitimitet.

“Ndaj këtyre vetëm qëndresa dhëmb për dhëmb. Miqtë e mi, ne jemi përcaktuar dhe mbetemi të përcaktuar për kryengritje paqësore. Regjimi meriton çdo formë kryengritje, por bindja jonë është se kryengritja paqësore na çon në fitore”, tha Berisha.

Ai kujtoi ngjarjet e vitit 1998, kur kryeministri i kohës, Fatos Nano, u largua pas trazirave, duke nënvizuar se opozita nuk synon marrjen e pushtetit me dhunë.

“Ne besojmë tek vlerat demokratike, tek vullneti i popullit. Kryengritja paqësore nuk është një ndeshje futbolli, por nuk ka forcë në botë që e ndal pa shkuar në fitore”, theksoi Berisha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme