Konflikti në Lindjen e Mesme, Ursula von der Leyen: Kritike për furnizimin global me energji

Botë | 7 muaj më parë

Shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, ka theksuar nevojën për një paqe të negociuar për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme duke u shprehur se është “thellësisht e shqetësuar” për situatën në vazhdim.

Duke folur gjatë një vizite në Australi, ajo nënvizoi rëndësinë e arritjes së një zgjidhjeje diplomatike që do të ndalte armiqësitë në Lindjen e Mesme.

“Është me rëndësi të madhe që të arrijmë një zgjidhje të negociuar, e cila t’i japë fund armiqësive që po shohim në Lindjen e Mesme”, tha von der Leyen,

Ajo shtoi se disa vende të BE-së po përgatiten të kontribuojnë në një “mision” për mbrojtjen e Ngushtica e Hormuzit, pasi të përfundojë konflikti.

“Ne të gjithë po i ndiejmë efektet anësore në çmimet e gazit dhe naftës, në bizneset dhe shoqëritë tona”, tha ajo, duke theksuar se kjo rrugë tregtare është “kritike për linjat e furnizimit me energji në të gjithë botën”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme