27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Presidentja Vjosa Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar përmes një postimi në rrjetet sociale nisjen e bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë, që ndihmuan në shpëtimin e popullit të Kosovës nga shfarosja.
Presidentja thekson rëndësinë e ruajtjes dhe mbështetjes së aleancave ndërkombëtare, që sipas saj janë thelbësore për mbrojtjen e lirisë dhe stabilitetit në rajon.
“27 vjet më parë, kur populli i Kosovës përballej me shfarosje nga Serbia gjenocidale, NATO veproi. Kosova nuk harron. Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë”, shkruan Osmani.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




