Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave në Iran

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë “shumë afër” për të përmbushur qëllimet kryesore të operacionit ushtarak kundër Iranit. Sipas saj, fushata ka qenë një “sukses i madh” dhe ka arritur të neutralizojë mijëra objektiva iraniane, përfshirë flotën detare dhe kapacitetet mbrojtëse.
Leavitt theksoi se administrata amerikane po punon intensivisht për të hapur Ngushticën e Hormuzit, duke siguruar qarkullimin e lirë të naftës dhe stabilitetin energjetik global. Ajo e cilësoi këtë si një hap vendimtar për sigurinë ndërkombëtare.
Në të njëjtën kohë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë u shpreh se bisedimet me Iranin janë duke vazhduar, por Teherani ka refuzuar planin amerikan me 15 pika, duke e quajtur “të tepruar” dhe duke vendosur kushtet e veta. Leavitt paralajmëroi se SHBA nuk do të tërhiqet nga objektivat e saj dhe se “Irani duhet të pranojë realitetin e ri”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




