Paketa e Maleve, ministri Demo: Bashkitë Pukë, Bulqizë dhe Lezhë miratojnë zonat prioritare

Politikë | 7 muaj më parë

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, bëri të ditura vendimet e fundit të qeverisë lidhur me Paketën e Maleve, një nismë prioritare për zhvillimin e territorit dhe mbështetjen e bashkive në vend.

“Vazhduam me Paketën e Maleve. Sot kishim tre bashki të tjera: Pukë, Bulqizë dhe Lezhë. Tashmë kemi gjysmën e bashkive në vend me zona prioritare të miratuara. Numri i interesimeve në territor i është afruar 500”, tha Demo.

Ai shtoi se disa bashki, si Shkodër, Skrapar dhe Përmet, janë në fazën përfundimtare të miratimit të kërkesave.

“Së shpejti do të mbarojë afati 45 ditor për shpalljen e kandidatëve që do kalojnë për miratim në këshillat bashkiakë,” njoftoi ministri.

Paketa e Maleve synon zhvillimin e qëndrueshëm të territoreve rurale dhe mbështetjen e projekteve lokale, duke vendosur zona prioritare për investime dhe iniciativat që nxisin zhvillimin ekonomik dhe social të bashkive në vend.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme