SPAK kërkon 133 vite burg për grupin e kanabisit në Berat, 17 të pandehur në gjyq

Aktualitet | 7 muaj më parë

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka shpallur pretencën për 17 të pandehurit e akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me kultivimin e kanabisit në sera të mbyllura në Berat.

Prokurori i çështjes, Behar Dibra, kërkoi në total 133 vite burg, ku dënimet më të larta janë për Sadetin Hasaj dhe Blerim Xhekën, për të cilët u kërkuan nga 13 vite burg secili.

Sipas pretencës, dënimet e kërkuara janë: Sadetin Hasaj – 13 vite burg, Blerim Xheka – 13 vite burg, Sidrit Bisha – 10 vite burg, Jurgen Ujkaj – 10 vite burg, Samoel Lushaj – 10 vite burg, Suad Smakaj – 9 vite burg, Endriol Xheka – 9 vite burg, Mirvaldo Disha – 9 vite burg, Hmadi Dyli – 8 vite burg, Arben Vrapi – 6 vite burg, Adiol Çifliku – 6 vite burg, Lulzim Bushataj – 5 vite burg, Mustaf Manej – 5 vite burg, Bashkim Mema – 5 vite burg, Drita Mema – 5 vite burg, Izmire Mema – 5 vite burg, Edison Mema – 5 vite burg.

Për katër të fundit, prokuroria ka kërkuar pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vendosjen në provë për një periudhë trevjeçare.

Operacioni policor që zbuloi këtë aktivitet u zhvillua më 10 nëntor 2022, ku u sekuestruan rreth 870 kilogramë kanabis dhe u arrestuan të paktën 11 persona. Më pas, me kërkesë të SPAK, më 22 prill 2024, GJKKO vendosi masën “arrest në burg” për 9 persona të tjerë.

Të pandehurit akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, si dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Ata ishin pjesë e aktivitetit kriminal që zhvillohej në Berat dhe në atë kohë thuajse gjithë komisariati i këtij qyteti u shkri ku u ndërmorën masa disiplinore si largim nga detyra apo shtyrje e afatit të gradimit për shkak se nuk zbuluan aktivitetin kriminal.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme