Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme, Gonxhja: Synohet jo vetëm ruajtja e identitetit, por edhe nxitja e zhvillimit të turizmit

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale ka shpallur qytetin e Delvinës pasuri kulturore të paluajtshme, në kategorinë “Ansambël Arkitektonik Urban”.
Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Turizmit, Kulturws dhe Sportit, Blendi Gonxhja, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Sipas Ministrit, ky hap është një investim në identitetin kulturor të Delvinës dhe një nxitje për zhvillimin e turizmit kulturor.
“Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale shpall qytetin e Delvinës pasuri kulturore të paluajtshme, në kategorinë “Ansambël Arkitektonik Urban”, duke vlerësuar rëndësinë e veçantë historike, arkitektonike dhe urbanistike të këtij qyteti, si dhe duke synuar mbrojtjen, ruajtjen, konservimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.
Nëpërmjet këtij statusi synohet jo vetëm ruajtja e identitetit historik dhe kulturor të qytetit, por edhe nxitja e zhvillimit të turizmit kulturor, promovimi i ndërhyrjeve restauruese dhe rritja e ndërgjegjësimit publik për rëndësinë e trashëgimisë kulturore si një aset i çmuar kombëtar”, shkruan Gonxhja.
Ky status i veçantë vjen si vlerësim për rëndësinë historike, arkitektonike dhe urbanistike të qytetit, duke synuar mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë së tij.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




