Dita Ndërkombëtare e Mjekëve, Rama: Kontributi juaj, thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mjekëve, Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin për punën e mjekëve shqiptarë, duke theksuar rolin e tyre jetik në avancimin e sistemit shëndetësor drejt standardeve europiane.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se përkushtimi i mjekëve garanton shërbime më cilësore, akses dhe kujdes të barabartë për çdo qytetar.
“Dita Ndërkombëtare e Mjekëve! Kontributi juaj është thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane, duke garantuar shërbime më cilësore, akses dhe kujdes të barabartë për çdo qytetar.
Vlerësim për përkushtimin, profesionalizmin dhe humanizmin e çdo mjeku që çdo ditë vendos në qendër jetën dhe mirëqenien e qytetarëve”, shkruan Edi Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




