Siguria teknike në kantiere, IKMT gjobit 22 subjekte në Tiranë

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po vazhdon me intensitet inspektimin e kantiereve të ndërtimit në të gjithë territorin, me fokus të veçantë edhe në Bashkinë e Tiranës, për shkak të numrit të lartë të lejeve në zbatim.
Gjatë fazës së dytë të rikontrollit në kantieret e ndërtimit në Bashkinë e Tiranës, deri të premten e kaluar janë kryer riverifikime në 132 objekte ndërtimi, ku është vlerësuar shkalla e përmbushjes së detyrimeve të vendosura gjatë kontrollit fillestar.
Në 22 raste është konstatuar mungesë reflektimi dhe moszbatim i masave të kërkuara, si dhe mospërputhje me kërkesat ligjore. IKMT ka proceduar këto subjekte në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi, i cili përcakton ndëshkimin me gjobë, masa e së cilës varet nga natyra e shkeljes së konstatuar.
Procesi i kontrollit, në bashkëpunim me IMT-të vendore dhe AZHT-në, vijon në të gjithë territorin, me qëllim garantimin e përputhshmërisë me standardet e sigurisë dhe kërkesat ligjore në fushën e ndërtimit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



