Aksident në Vlorë, automjeti përplas 57-vjeçaren, shoferi lë makinën dhe arratiset
Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën Transballkanike, ku një automjet ka përplasur një grua rreth 57 vjeç, teksa ajo po kalonte në vijat e bardha. Sipas dëshmitarëve, makina ka qenë duke lëvizur me shpejtësi dhe nuk ka ndaluar, duke e goditur qytetaren.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja, duke e braktisur mjetin. Aktualisht, identiteti i drejtuesit nuk është bërë ende i ditur nga policia.
E dëmtuara ka pësuar lëndime, kryesisht në njërën këmbë, dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Vlorës, ku po merr ndihmën mjekësore.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e autorit, i cili është larguar nga vendi i aksidentit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




