Rriten sëmundjet e zemrës te të rinjtë, mjekët kardiologë këshillojnë të mos neglizhohen faktorët e rrezikut

Shëndet | 6 muaj më parë

Sëmundjet kardiovaskulare nuk janë më një problem që prek vetëm moshat e treta. Sipas mjekut kardiolog në spitalin e Shkodrës Edi Smajlaj, vitet e fundit po vihet re një rritje shqetësuese e rasteve edhe tek të rinjtë, të cilët po përballen gjithnjë e më shpesh me probleme të zemrës.

Mungesa e aktivitetit fizik, ushqyerja e pashëndetshme dhe konsumimi i shpeshtë i pijeve energjike janë disa nga arsyet që sipas mjekut, po rëndojnë shëndetin kardiovaskular të të rinjve.

“Sëmundjet kardiovaskulare nuk janë vetëm më problem te moshat e treta, por po shohim gjithmonë e më shumë rast te të rinjtë. Jeta sedentare, ushqyerja jo e shëndetshme, yndyrat dhe sheqernat e larta, konsumi i duhanit dhe pijeve energjike”, u shpreh mjeku Smajlaj.

Mjeku gjithashtu paralajmëron se ka disa shenja dhe faktorë rreziku që nuk duhen neglizhuar.

“Shpesh herë është ajo dhimbja tipike por nuk përjashtohet edhe një dhimbje të gjoksit atipike. Nëse pacienti ndjen dhimbje, duhet t’i drejtohet mjekut për kontroll”, tha mjeku.

Apeli i kardiologut është i që të rinjtë duhet të tregojnë më shumë kujdes për stilin e jetesës, të shmangin zakonet e dëmshme dhe të bëjnë kontrolle të rregullta, në mënyrë që të parandalojnë problemet serioze shëndetësore në të ardhmen.

Gazetar: M. Rakaj    

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme