Ministria e Jashtme thirrje qytetarëve: Kujdes! Po qarkullon një faqe e rreme vizash. Organet ligjzbatuese po marrin masat për përgjegjësit

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se në internet është konstatuar ekzistenca e në faqe të rrem për aplikimin e vizave, e cila përmban materiale të ngjashme me faqen zyrtare të aplikimit për vizë elektronike në Shqipëri.
Ministria sqaron se kjo faqe nuk është zyrtare dhe nuk është e autorizuar nga autoritetet shtetërore për të ofruar informacion apo shërbime lidhur me procedurat e vizave. Institucioni thekson se e vetmja faqe zyrtare për aplikimet për vizë elektronike është: https://e-visa.al/.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) njofton se, në vijim të monitorimit të vazhdueshëm të burimeve të hapura në internet, është konstatuar ekzistenca e faqes: https://evisia-al.com/albaniavisaenquirylive/ e cila përmban materiale dhe informacion të ngjashëm me ato të publikuara në faqen zyrtare të aplikimit për vizë hyrjeje të shtetasve të huaj në Republikën e Shqipërisë.
Në këtë kuadër, sqarojmë se faqja e sipërcituar nuk është faqe zyrtare dhe nuk është e autorizuar nga autoritetet shtetërore shqiptare për të ofruar informacion apo shërbime lidhur me procedurat e vizave.
Theksojmë se faqja e vetme zyrtare për aplikimet për vizë elektronike shqiptare, së cilës duhet t’i drejtoheni, është: https://e-visa.al/” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.
Ministria u bën thirrje qytetarëve dhe të interesuarve të përdorin vetëm burime zyrtare për aplikime dhe informacion, për të shmangur çdo abuzim të mundshëm.
Ndërkohë, organet e sigurisë kibernetike dhe autoritetet ligjzbatuese po marrin masa për të bllokuar aktivitetet e paligjshme dhe për të gjurmuar e ndjekur personat përgjegjës sipas ligjit.
“MEPJ u bën thirrje qytetarëve dhe të interesuarve të tregojnë kujdes maksimal dhe të përdorin vetëm burime zyrtare për aplikime dhe informacion, me qëllim shmangien e çdo abuzimi të mundshëm.
Organet e sigurisë kibernetike dhe autoritetet ligjzbatuese po marrin masa për të bllokuar çdo aktivitet të paligjshëm si dhe gjurmimin dhe ndjekjen e personave përgjegjës sipas legjislacionit në fuqi.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është duke e ndjekur këtë çështje me qëllim marrjen e masave të nevojshme”, përfundon njoftimi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



