Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

Gjeneralmajor Majid Kademi, kreu i shërbimeve të inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit, është vrarë të hënën në një sulm ajror, sipas mediave shtetërore iraniane.
Garda ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin për këtë sulm, duke e cilësuar si një akt terrorist.
Sipas njoftimit të Gardës Revolucionare, sulmi kishte në shënjestër Kademin dhe ndodhi në orët e para të mëngjesit.
“Gjeneralmajor Majid Khademi, drejtuesi i fuqishëm dhe i arsimuar i Organizatës së Inteligjencës së Gardës Revolucionare Islamike, u martirizua në sulmin kriminal terrorist të armikut amerikan-sionist,” thuhet në një postim në kanalin Telegram të Gardës.
Mediat iraniane nuk dhanë detaje të sakta mbi vendin ku ndodhi sulmi, por raportuan se herët në mëngjes u kryen goditje ajrore në zona të banuara përreth kryeqytetit Teheran.
Kademi konsiderohej një nga figurat më të rëndësishme të aparatit të inteligjencës së Gardës, me rol kyç në koordinimin e operacioneve të brendshme dhe të jashtme të Iranit. Vdekja e tij pritet të ketë pasoja të mëdha në strukturën e sigurisë së vendit.
Islamic Revolutionary Guard Corps Intelligence Organization Commander, Majid Khademi, has been killed, the IRGC says. pic.twitter.com/QuUMjg5ElO
— Al Arabiya English (@AlArabiya_Eng) April 6, 2026
Garda Revolucionare ka paralajmëruar se do të hakmerret për vrasjen e gjeneralmajorit Kademi, duke e cilësuar sulmin si një krim të rëndë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




