Rritet interesi për kontrollet bazë mjekësore, në Kukës dhe Has mbi 1,700 kontrolle në 3 muajt e parë të 2026-ës

Shëndet | 6 muaj më parë

Në qendrat shëndetësore të bashkive Kukësit dhe Hasit, kontrolli bazë mjekësor vijon të mbetet një nga shërbimet më të kërkuara nga qytetarët, duke reflektuar rritjen e ndërgjegjësimit për kujdesin ndaj shëndetit.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë tre muajve të parë të vitit 2026 janë regjistruar gjithsej 1,715 kontrolle bazë mjekësore në këto qendra. Ky shërbim konsiderohet thelbësor për diagnostikimin e hershëm dhe parandalimin e sëmundjeve, duke u ofruar qytetarëve mundësinë për të monitoruar gjendjen e tyre shëndetësore në mënyrë periodike.

Autoritetet shëndetësore theksojnë rëndësinë e vijimit të kontrolleve të rregullta, sidomos për grupet më të rrezikuara, duke nënvizuar se parandalimi mbetet një 45 i76  5 6p9ga mënyrat më efektive për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe për të reduktuar kostot e trajtimeve në të ardhmen.

Gazetare: Shkurte Elezaj

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme