Mbështetje për studentët shqiptarë në RMV, të respektohen të drejtat gjuhësore dhe arsimore

Maqedonia e Veriut | 5 muaj më parë

Dhjetëra qytetarë, të rinj dhe aktivistë marshuan këtë të Enjte në Shkodër në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke kërkuar të drejtën për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Me pankarta në duar, ata u nisën nga Dugajet e Reja, ku bënë thirrje për respektimin e të drejtave arsimore dhe gjuhësore.

Organizatorët dhe pjesëmarrësit theksuan se mbrojtja e të drejtave gjuhësore dhe arsimore mbetet thelbësore, duke bërë thirrje për më shumë vëmendje dhe angazhim institucional ndaj kësaj çështjeje.

Një projektligj i hartuar në vitin 2024 nga Ministria e Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, i cili synonte mundësimin e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, nuk u çua përpara. Pas ndryshimeve në përbërjen parlamentare dhe formimit të qeverisë së re, ai u hoq nga agjenda e Kuvendit dhe nuk është rikthyer më në diskutim nga autoritetet aktuale.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme