Bankë të dhënash për kancerin e stomakut, Prof. Dibra: Zë vendin e tretë si tumor, kapet shumë vonë

Shëndet | 6 muaj më parë

Kanceri i stomakut po përhapet gjithnjë e më shumë popullatën shqiptare. Të dhënat e fundit që disponon ISHP vlerësojnë se në vitin 2024 u diagnostikuan 355 raste të reja, duke shënuar kështu një rritje me rreth 6% ndërsa vdekshmëria cilësohet shqetësuese , si më larta në rajon, duke zënë 10% të totalit të kancereve.

 Prof. Arvi Dibra thotë për RTSH se shkak është kapja vonë e tij.

“Është tumori i tretë për nga përhapja. Fatkeqësisht diagnostikohet shumë vonë dhe jetëgjatësia është e shkurtër“,  tha Shef i Klinikës 1 Kirurgjikale,  QSUT

Në fakt kapacitetet diagnostikuese të këtij kanceri janë rritur më shtimin pikave ambulatore endoskopike, por qasja mbetet e ulët dhe nuk ka depistim sistemik.

 Prof. Dibra trajtimin e vlerëson potencialisht të mirë, por ende jo aty ku janë vendet e tjera.

“Për pasojë lind nevoja që sëmundja të diagnostikohet shpejt ne mënyrë që të rriten potencialet e trajtimit. Janë rritur potencialet e trajtimit kirurgjikal dhe ato të trajtimit onkologjik, po kështu edhe radioterapia, por ende nuk jemi ne standartet e vendeve europiane”, tha Prof. Arvi Dibra.

Prej dy vitesh “Agjencia e kërkimit shkencor” po mbështet punën e një grupi mjekësh për ngritjen e një regjistri spitalor universitar për pacientët me këtë kancer ku të mund të ofrohen të dhëna teknike profesionale të diagnozës, trajtimit dhe rezultateve të tij me qëllim vlerësimin e kapaciteteve që ka vendi në ndjekjen e kësaj sëmundje.

Gazetare: Sonila Mlloja

/rtsh.a/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme