Të rinjtë përballë ankthit dhe stresit, mjekët: Rritje e rasteve me çrregullime emocionale, shqetësuese

Shëndet | 5 muaj më parë

Adoleshenca konsiderohet një periudhë delikate e jetës, ku të rinjtë përballen me ndryshime emocionale, fizike dhe sociale.
Sipas mjekut neuro-psikiatër në Shkodër, vitet e fundit është vënë re rritje e problemeve të shëndetit mendor tek adoleshentët, sidomos pas pandemisë së COVID-19. Ankthi, stresi, çrregullimet e humorit dhe problemet e sjelljes mbeten shqetësimet më të shpeshta.
“Pas pandemisë ka një tendencë për me u shpreh ose për tu theksuar më shumë problemet me shëndetin mendor. Mosha e adoleshencës dhe të rinjve është mosha që mund të fillojnë disa probleme të shëndetit mendor siç është ankthi, çrregullime të humorit, të sjelljes, të ngrënies apo të personalitetit”, u shpreh Mjek neuro-psikatër, Gjon Preçi.
Nga ana tjetër, mjeku Preçi thekson se mungesa e sigurisë ekonomike, emigracioni dhe vështirësitë për të ndërtuar një jetë të qëndrueshme vazhdojnë të rëndojnë gjendjen emocionale të shumë të rinjve.
“Ambiacia për të pasur një të ardhur të mirë kjo shton shqetësimet por edhe faktor si emigrimi ku ballafaqohen me një kulturë tjetër apo me vështirësitë për tu integruar”, tha ai.
Specialistët bëjnë thirrje për më shumë mbështetje psikologjike në shkolla, komunikim më të afërt brenda familjes dhe ndërgjegjësim të shoqërisë për rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit mendor.
Gazetar: M. Rakaj
/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme