Virozat, më shumë pacientë drejt mjekëve të familjes, infeksione virale të ngjashme më gripin në qarkullim
Një fluks virozash ka prekur popullatën ditët e fundit. Mjekët e familjes po shohin rritje të numrit të vizitave të cilat shoqërohen me ankesa të lidhura kryesisht më rrugët e sipërme të frymëmarrjes dhe tonsilitet.
Dr. Silvana Tako, drejtuese e qendrës shëndetësore 10 thotë se kemi të bëjmë me infeksione virale të disa llojeve të ngjashme me gripin, ndërsa ka përjashtuar prezencën e COVID bazuar kjo në testet e shpejta që janë kryer.
“Janë me ankesa të tilla si temperaturë, dhimbje fyti, dhimbje koke, sekrecione nazale, gjendje trupore jo të mirë. Pjesa më e madhe e fëmijëve ka shfaqur ulje oreksi, temperaturë të lartë, irritim të gjendjes së tyre me çrregullim gastrointestinal”, u shpreh mjekja.
Të prekur janë të gjitha grup moshat por fëmijët kanë qenë më të adresuarit për vizita.
“Fëmijët janë më të predispozuar nga që janë në çerdhe dhe kopshte”, tha ajo.
Një temperaturë që persiston në dy apo tre ditë nuk duhet neglizhuar. Mjekët këshillojnë mjekim pranë tyre dhe jo pranë farmacive ndërsa të qëndruarit larg korenteve të ajrit dhe vapës duhen mbajtur në vëmendje çdo moment të ditës.
Gazetare: Sonila Mlloja
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





