“Asnjë kërkesë për trajtim hormonal në QSUT”, Tomini: Udhëzuesi vetëm për të rriturit . Financim do të gjykohet më vonë

Shëndet | 4 muaj më parë

Ekspertë vendas dhe të huaj nën drejtimin e autoritetet shëndetësore kanë sqaruar përmbajtjen dhe qëllimin e udhëzuesit klinik për trajtimin hormonal, duke theksuar se dokumenti synon të orientojë profesionistët e shëndetësisë drejt një kujdesi të standardizuar, etik dhe në përputhje me praktikat më të mira europiane.

Gjatë një takimi në QSUT, me dy zv.ministret e Shëndetësisë u theksua se udhëzuesi reflekton në plan veprimi kombëtar standardet europiane të mbrojtjes nga diskriminimi dhe akses të barabartë në shërbime, përfshirë edhe personat LGBTI.

Zv.ministrja Tomini sqaroi se udhëzuesi klinik i referohet ekskluzivisht personave të rritur dhe nuk ka ende një vendimmarrje për rimbursim apo financim të barnave hormonale nga shteti.

“Shërbimi i endokrinologjisë si qendër reference për rekomandimin e kësaj terapie është për moshën mbi 18 vjeç. Ishte e nevojshme ta reflektonim edhe te strukturat tona të mjekut të familjes, tek strukturat tona pranë shërbimit që vetë është krijuar dhe është hartuar udhëzuesi që është një konsolidim i praktikës për të minimizuar informalitetin dhe për t’i dhënë një barazi të njëjtë të gjithë individëve që kërkojnë shërbim shëndetësor në Republikën e Shqipërisë. Terapia do te gjykohet nëse do jetë një kosto individuale e individit apo ajo nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë”, tha Tomini.

Përfaqësuesja e Këshillit të Europës në Shqipëri sqaroi se procesi po mbështetet që prej vitit 2023 dhe po zbatohet në përputhje me standardet europiane.

“Aksesi në kujdesin shëndetësor të përshtatshëm është një e drejtë themelore dhe shërbimet duhet të ofrohen pa diskriminim për të gjithë qytetarët. Zv/ministrja përmendi Planin Kombëtar të veprimit për personat LGBTI DHE kjo në fakt është një përkthim i anagazhimin në detyrime konkrete dhe sot ky detyrim u përmbush. Tani kemi nevojë të flasim për të kaluar nga letra në praktikë për të ndërmarrë hapa që veprimi dhe të sigurojmë që ky shërbim të jetë realitet për qytetarët”, u shpreh Giulia Re, drejtuesja e zyrës KE, Shqipëri.

Shefi i Shërbimit të Endokrinologjisë në QSUT, Agron Ylli, sqaroi se ka patur ende kërkesë për trajtim hormonal në shërbim.

Gazetare: Sonila Mlloja

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme