4 në 10 persona të prekur nga hipertensioni arterial, ISHP depistim për mbi 10 mijë persona, mbi 300 mijë të kartelizuar

Shëndet | 3 muaj më parë

4 në 10 persona në Shqipëri ose rreth 310 mijë individë , kanë risk të shtuar për goditje në tru dhe atak në zemër gjatë një presioni të lartë arterial. Rezultati i përllogaritjeve ne vendet evropiane publikuar më herët nga OBSH , tregon se 41 % e shqiptarëve vuajnë nga hipertensioni dhe se të rinjtë kanë një predispozitë për tu prekur për shkak edhe të stilit të jetesës

“Ka pasur raste të rinjve që ne i kemi identifikuar nivele të larta të presionit arterial dhe më pas është bërë procesi i ndërgjegjësimit për të vijuar më tej me trajtimin”, u shpreh Romins Hala, specialist e promocionit ISHP.

Që prej muajit maj në  të gjitha qytetet ka nisur matja e rastësishme e tensionit si pjesë e një iniciative evropiane që nga 2017, e ku për dy muaj synohet kontrolli I 10 mijë personave mbi 18 vjeç.

“Pikat e depistimit për matjen e presionit arterial janë të lëvizshme në pikat të ndryshme”, tha ajo.

ISHP rendit disa nga faktorët e rrezikut në vlerat e tensionit të lartë gjatë kontrolleve .

“nga kontrollet tona mbetet obeziteti dhe konsumi i alkoolit ndër to futen dhe jeta sedentare”, theksoi specialistja.

300 mijë pacientë janë të kartelizuar më hipertensionin në vendin tonë por që të rrisim shkallën e kontrollit në 50%, OBSH rekomandon edhe 300 mijë të tjerë të trajtohen në mënyrë efektive. Kështu sipas saj do të shmangeshin rreth 41 mijë vdekjeve deri në 2040. ISHP I bën thirrje popullatës të bëhen pjesë e fushatës së matjeve në të gjithë vendin.

Gazetare: Sonila Mlloja

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme