Si ndikon i nxehti te mëlçia? Mjekja Gjika: Hidratimi dhe ushqyerja e shëndetshme, aleatë të domosdoshëm

Shëndet | 3 muaj më parë

Temperaturat e larta, ndryshimet në regjimin ushqimor dhe udhëtimet e verës mund të ndikojnë në funksionimin normal të mëlçisë. Mjekja gastrohepatologe Erjola Gjika thekson se stina e verës shoqërohet me disa faktorë që mund të ndikojnë negativisht në shëndetin e mëlçisë.

“Faktorë kryesor që ndikojnë negativisht në shëndetin e Mëlçisë gjatë stinës së verës është më tepër mënyra e jonë e jetesës, regjimi jo i shëndetshëm i jetesës, abuzimi me dietën, abuzimi me alkoolin, abuzimi me pijetën energjike”, deklaroi mjekja gastrohepatologe Erjola Gjika.

Ushqyerja e ekuilibruar dhe hidratimi i mjaftueshëm konsiderohen elementë të rëndësishëm për ruajtjen e funksionit normal të mëlçisë. Çfarë masash parandaluese duhet marrë për të shmangur ngarkesën e mëlçisë?

“Sasësia e ujit të pijshëm duhet të jetë të paktën tetë deri në 10 gota. Ushqimet duhet të jenë të gatuara mirë. Duhet të kemi kujdes që në qoftë se merren me ushqime që nuk gatuhen, që janë të gjalla, duhet të pastrohen mirë, të lahen mirë në ujë të rrjedhshëm ose me sodë buke. Duhet të gatuani mirë mishin, peshkun. Produktet e procesuara mundësisht të evitohen. Çfarë është për t’u gatuar të gatuhet në temperaturë të përshtatshme që të mos ketë mundësi që t’i lënë baktereve vend për t’u zhvilluar”, shtoi mjekja.

Kujdesi ndaj ushqimit, konsumimi i mjaftueshëm i lëngjeve dhe shmangia e faktorëve të rrezikut ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të mëlçisë gjatë verës.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme