Riorganizimi i QMF nr. 10 në Tiranë, shërbimet mbeten të pandryshuara

Riorganizimi i Qendrws së Mjekësisë Familjare (ish-Qendra Shëndetësore nr. 10) në Tiranë nuk sjell as largim të mjekëve specialistë nga qytetarët dhe as reduktim të shërbimeve shëndetësore, bëjnë me dije autoritetet shëndetësore.
Sipas njoftimit zyrtar, qendra vijon funksionimin në përputhje me marrëveshjen ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duke shërbyer gjithashtu si bazë për formimin praktik të mjekëve specializantë në Mjekësi Familjare.
Autoritetet theksojnë se, në përputhje me rekomandimet e OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë) dhe Deklaratën e Astanës (2018), mjeku i familjes mbetet pika e parë e kontaktit të qytetarit me sistemin shëndetësor, ndërsa shërbimet specialistike organizohen në struktura të dedikuara.
Në këtë kuadër, mjekët specialistë do të vijojnë të ofrojnë shërbim në të njëjtat ambiente dhe për të njëjtën popullatë, por do të kalojnë vetëm në varësi administrative të Qendrës Shëndetësore e Specialiteteve Nr. 1, Tiranë.
Për qytetarët, sipas autoriteteve, nuk ndryshon as mjeku dhe as vendi ku marrin shërbimin. Ndryshimi prek vetëm organizimin administrativ, me synimin për të forcuar mjekësinë familjare dhe për të rritur cilësinë e shërbimit shëndetësor.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





