Temperaturat e larta sjellin fluks në spitalin e Tepelenës, mjekët këshillojnë të sëmurët kronikë: Kujdes me ekspozimin në diell
Rritja e temperaturave gjatë këtyre ditëve ka sjellë shtim të fluksit të pacientëve në Spitalin e Tepelenës, veçanërisht të personave të moshës së tretë. Sipas mjekëve, ndër rastet më të shpeshta kanë qenë pacientët me probleme respiratore, të cilët kanë paraqitur përkeqësim të simptomave dhe rëndim të gjendjes shëndetësore.
Shahin Meçe, mjek pneumolog thotë se të sëmurët astmatikë kanë pasur rëndim të gjendjes së tyre, të sëmurët kronikë me sëmundje të mushkërive kemi pasur raste të shtuara dhe kardiopatët.
Specialistët këshillojnë personat me sëmundje kronike veçanërisht të moshuarit, që të shmangin ekspozimin e zgjatur ndaj temperaturave të larta dhe qëndrimin në diell gjatë orëve të pikut.
Mjekët rekomandojnë që pacientët me probleme respiratore të tregojnë kujdes të shtuar gjatë periudhave me temperatura të larta, dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore në rast të përkeqësimit të simptomave. Kujdesi dhe parandalimi, sipas tyre, mbeten faktorët kryesorë për shmangien e komplikacioneve gjatë muajve të verës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





