Hapet platforma online për mjekët shqiptarë jashtë vendit, Ministria e Shëndetësisë: Mundësi për t’u bërë pjesë e sistemit shëndetësor në Shqipëri

Mjekët shqiptarë që jetojnë dhe ushtrojnë profesionin jashtë vendit kanë tashmë një mundësi të re për t’u bërë pjesë e sistemit shëndetësor publik në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë njofton se në dispozicion të tyre do të jetë një platformë të re online, e cila mundëson aplikimin në mënyrë të thjeshtë, të shpejtë dhe transparente.
“Mjekët shqiptarë që jetojnë dhe ushtrojnë profesionin jashtë vendit kanë tashmë një mundësi të re për t’u bërë pjesë e sistemit shëndetësor publik në Shqipëri.
Platforma e re e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale mundëson aplikimin online, duke e bërë procesin më të thjeshtë, më të shpejtë, më të aksesueshëm dhe më transparent”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





