Helmimet ushqimore gjatë verës, mjekët apelojnë për kujdes me ushqimin dhe hidratim

Shëndet | 2 muaj më parë

Gjatë stinës së verës, në Qendrën Shëndetësore Bicaj janë paraqitur qytetarë me viroza sezonale dhe raste të helmimeve ushqimore.  Sipas mjekut Përparim Zela, rastet më të shpeshta lidhen me konsumimin e ushqimeve të papërshtatshme ose të ruajtura në kushte jo të mira.

“Situata në qendrën shëndetësore Bicaj nuk ka qenë problematike, me përjashtim të disa rasteve që kanë të bëjnë me stinën, me temperaturat e larta, me helmimet ushqimore, veçanërisht te fëmijët. Ushqimet duhet të konsumohen të freskëta ose të paktën të jenë të futura në frigorifer”, tha mjeku.

Mjekët theksojnë se një tjetër element i rëndësishëm gjatë ditëve të nxehta është hidratimi i organizmit.

“Duhet të pinë sa më shumë ujë. Pirja e ujit, sidomos për të sëmurët kronikë, është shpëtimtare pasi shpëtojnë nga problemet e kokës që kanë të bëjnë me mosushqyerjen e trurit me lëngje dhe japin shqetësime. Kjo është kryesore, të pinë ujë, të pinë lëngje, të rrinë të hidratuar”, theksoi mjeku.

Specialistët u bëjnë apel qytetarëve që, në rast të temperaturës së lartë, të vjellave, diarresë ose shenjave të dehidratimit, të drejtohen sa më shpejt pranë mjekut.

Gazetare: I. Bajraktari

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme