Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm, Berisha: PD ka ndërprerë bashkëpunimin me PS

Politikë | 2 muaj më parë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi nga ambientet e SPAK se opozita ka ndërprerë çdo bashkëpunim me Partinë Socialiste për përzgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm, duke e lidhur këtë vendim me procesin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

“Ne nuk marrim pjesë në përzgjedhje emrash.  Pas aktit të tyre me Avokatin e Popullit, ne kemi ndërprerë çdo lloj bashkëpunimi në përzgjedhjen e emrave. Por mund të them që Prokurori i Përgjithshëm sot është institucioni më i zhveshur nga çdo kompetencë dhe kur dëgjoj ndonjëherë raportin e tij, ai flet sikur është drejtori i statistikave të policisë. Është një zhveshje e gabuar, e gabuar që i kanë bërë atij sepse ai është institucion kushtetues, është institucion kushtetues dhe ta lësh atë sa për disa statistika, kjo është një akt”, tha Berisha.

Gjatë deklaratës, ai përdori edhe ironi ndaj SPAK-ut dhe hodhi akuza politike ndaj disa zyrtareve të qeverisë, duke pretenduar se shtatzënia dhe mëmësia po përdoren për të shmangur përballjen me drejtësinë.

Berisha u ndal edhe te proceset e drejtësisë, duke përsëritur akuzat e tij ndaj qeverisë dhe duke kërkuar ndryshime në mënyrën e funksionimit të institucioneve të akuzës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme