Cirroza e mëlçisë, mjekja: Kujdes me alkoolin, kontrollet e hershme janë të rëndësishme
Cirroza e mëlçisë është një sëmundje kronike që dëmton në mënyrë progresive funksionin e këtij organi. Gastrohepatologia Erjola Gjika shpjegon faktorët kryesorë që lidhen me shfaqjen e cirrozës.
“Cirroza është një sëmundje kronike e mëlçisë. Shkaktarët kryesorë të cirrozës është përdorimi, abuzimi me alkoolin për një kohë të gjatë me sasi shumë të mëdha. Hepatitet virale B dhe C dhe pastaj janë shkaktarë më të rrallë që janë shkaktarët metabolikë ose shkaktarët autoimunë”, tha ajo.
Me përparimin e sëmundjes, funksioni i mëlçisë dëmtohet më tej dhe mund të shfaqen shenja klinike.
“Graviteti i sëmundjes vjen ngaqë ne e kapim vonë. Ndër komplikacionet më të rënda të cirrozës janë hemorragjia nga variçet e ezofagut, encefalopatia hepatike, koma hepatike dhe transformime në kancer. Mund të ketë lodhje, këputje, dobësi, zverdhje të lëkurës, të syve, fryrje të barkut”, tha ajo.
Diagnostikimi mbështetet në vlerësimin klinik dhe ekzaminimet përkatëse.
“Ne bëjmë një kuadër bilanc analizash ku vërtetojmë sëmundjen. Ndër gjërat kryesore që kapin në moshat që është i planifikuar duhet të bëhet minimalisht një herë në vit, është shumë i rëndësishëm. Opsionet terapeutike janë në varësi edhe të shkaktarëve që kanë shkaktuar cirrozën, ndërprerja e alkoolit kryesore dhe zëvendësimi i produkteve që nuk prodhon mëlçia vetë. Është një mjekim shumë kompleks cirroza dhe është një mat që keni”, tha ajo.
Diagnostikimi në kohë dhe ndjekja mjekësore mbeten të rëndësishme për të frenuar përparimin e cirrozës. Kontrollet periodike janë veçanërisht të rëndësishme për personat me sëmundje kronike të mëlçisë ose faktor rreziku.
Gazetare: Blerta Cina
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





