Tymi i zjarreve, mjeku: Grimcat PM2.5 depërtojnë thellë në mushkëri, më të rrezikuarit fëmijët dhe të sëmurët kronikë
Zjarri nuk kërcënon vetëm zonat ku digjet. Tymi dhe grimcat e tij e imëta mund të lëvizin me erën dhe të ndikojnë në cilësinë e ajrit që thithim edhe në zona të largëta duke rënduar veçanërisht gjëndjen e personave më sëmundje të mushkërive dhe zemrës.
Pneumologu Arben Tanka në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” shpjegon efektet e toksinave që çlirohen dhe instalohen në mushkëri
“Efeket e zjarrit kaq afër mund të jenë ndjerë edhe në kryeqytet. Sigurisht që ajo ka efekt irritativ që kryesisht vjen nga grimcat e vogla PM2,5 të cilat mund të futen në alveola, por zjarri çliron edhe hidrokarburet aromatike dhe substanca të tjera irrituese të cilat shkaktojnë stres oksidativ dhe inflamacion në rrugët e frymëmarrjes“, tha Tanka.
Mjekët tregojnë si shfaqen simptomat e ekspozimit në ajër të ndotur nga zjarret dhe ata që rrezikohen më shumë.
“Simtomat më të zakonshme janë kolla, irritimi ose djegia e hundës dhe fytit, shtimi i sekrecioneve dhe vështirësia në frymëmarje. Rreziku më i lartë është tek fëmijët, të moshuarit , personat me astmë, SPOK, dhe sëmundje të tjera kronike pulmonare. Ekspozimi është veçanërisht i lartë te zjarrfikësit dhe persobnat që qëndrojnë pranë vatrave të zjarrit sidomos kur ekspozimi zgjat për një kohë të gjatë“, tha ai.
Mjekët këshillojnë disa veprime praktike për mbrojtjen e popullatës.
“Rekomandohet mbajtja e dritareve mbyllur dhe përdorimi i maskave të thjeshta për të mos lejuar grimcat të përthithen direkt“, nënvizoi mjeku.
Aktualisht Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi“ nuk ka patur urgjenca të personave të ekspozuar ndaj tymit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





